Deputetët e zgjedhur të Listës Serbe tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, ku do të vazhdojë seanca konstituive e cila u ndërpre të hënën, shkruan Reporteri.net.
Ata nuk janë deklaruar fare para gazetarëve.
Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, tha se të martën se ekziston rreziku që një pjesë e deputetëve të kësaj partie do ta votojnë Qeverinë “për ta diskredituar”.
Deklarata e Gërvallës erdhi pas mesazheve të kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, që tregonin Elbert Krasniqin nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale A.K. – iniciale të cilat korrespondojnë me ato të Albin Kurtit – rreth formimit të Qeverisë.
Aty mes tjerash ai shihet që ka shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë”.
Lista Serbe ka dalë dje me reagim, ku ka mohuar se do të japin votat e tyre. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.