×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe kundër Thaçit: E dimë qëllimin tënd të fshehtë, s’ka vendosje të FSK-së në veri

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 9:09

    Presidenti i vendit, Hashim Thaci, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur mbrëmë ka njoftuar se në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe të ndodhë tejkalimi i gjendjes të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.


    Këtë kërkesë të presidentit po e kundërshton Lista Serbe e cila thotë se ky është një qëllim i fshehtë i Thaçit për të vendosur forcat ushtarake në veri të vendit, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.net.

    “Prishtina po përpiqet të vendosë forcat në veri të Kosovës nën pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, me qëllimin e “okupimit të heshtur të komunave serbe”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ndërkohë mbetet të shihet nëse deputetët do të votojnë për dekretin e Thaçit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo jo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!