Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës, por jo edhe e Qeverisë. Kështu së paku thuhet në Kushtetutën e Kosovës, e cila ia garanton këtij komuniteti të marrë udhëheqjen e një dikasteri qeveritar në rast të një qeverie me 12 ministri.
Lista Serbe nuk e ka prioritet të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës. Kështu u tha në kumtesën e Listës Serbe pas takimit të nënkryetarit të saj, Dalibor Jevtiq, me senatorin amerikan Ron Johnson.
“Nuk është prioritet që Lista Serbe të hyjë në Qeverinë e re të Kosovës, veçanërisht jo në kushtet dhe në atmosferën në të cilën nuk pranohet nga populli serb në Kosovë”, ka thënë Jevtiqi gjatë takimit.
Ai ka theksuar se në rast se shkelet Kushtetuta e Kosovës në lidhje me procedurën e formimit të Qeverisë pa Listën Serbe, përgjegjësi do të japin formuesit e ekzekutivit.
Tutje në komunikatë thuhet se Jevtiqi i ka thënë senatorit Johnson se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk do të jenë pjesë e problemit, por pjesë e zgjidhjes dhe se do të angazhohen për krijimin e kushteve më të mira për serbët dhe për komunitetet tjera, shkruan Zeri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.