Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Lladrovci ka ndarë lajmin e mirë se përfundimisht e ka mposhtur virusin, mirëpo përballja e tij me të nuk ka qenë aspak e lehtë.
Lladrovcit, i cili më 28 korrik të muajit të kaluar njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, i janë dashur pothuajse një muaj që të shërohet plotësisht, shkruan Reporteri.
Kjo për shkak të komplikimeve që ka pasur e për shkak të të cilave i ishte dashur të shtrihet në Infektivë.
Vetë kryetari i Drenasit ka thënë se përballja me këtë sëmundje nuk ishte aq e lehtë sa mendonte ai vetë.
“Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Lladrovci ndër të tjera ka falënderuar mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive, dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin ndaj tij dhe përkushtimin për luftimin e virusit.
Kujtojmë se një numër jo i vogël i deputetëve, kryetarëve të komunave e zyrtarëve të tjerë publik në Kosovë janë infektuar me koronavirus, shumica prej të cilëve tashmë janë shëruar.
Aktualisht numri i të infektuarve ka shënuar rënie, por megjithatë shifrat e të vdekurve vazhdojnë të mbesin alarmante. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2762072150731549?__xts__%5B0%5D=68.ARB1V4lJ3FrO5WmH5Kl7H-fsJxdkgrKiEW2ltW-00i3rms9nIbwjfgc4PYl8H1ZXQy5v5RXz_-wbCsCNEbBok10V9B-kIaet1NBXv59B4z8rzeEorKisrFPE5Z1ycXIkA85CPpO93bE9cdQbNDT1R70Jv5xF5ip_neyh9CiO5YA4NZ2SVi0hMR6kvf2apH7YeHkUeT-VZ4HzLQTimPiKaLGIHop_ESO7c-L9jhzLrQwcysZOEz2xHi7ntAx4JUm44Pmn-A-x7nS3oE_IsR2tqpARQnpoWvH08UpjOhFh4UlS73oX90Feix8pA9xsDZ5JKv6T-WJk2A2ncW_7aqYHXgEO&__tn__=-R