×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci për Thaçin e Veselin: Drejtësia ndërkombëtare e di, lufta e UÇK-së mbetet gjithmonë e drejtë dhe e pastër

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 16:58

    Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar ngritjen e aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.


    Lladrovci është shprehur se Thaçi e Veseli deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht dhe se ngritja e aktakuzës është lajm tronditës, njofton Klan Kosova.

    ”Në kohën kur presim që shteti ynë të marrë përkrahje për fuqizimin e shtetësisë, sundimin e ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve, ne marrim lajm të padrejtë, nga institucioni i drejtësisë!

    Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht. Lajmi tronditës se do të akuzohen, më shqetësoi pa masë.

    Tashmë, të gjithë drejtuesit madhor të UÇK-së, e përjetuan përndjekjen.

    Edhe drejtësia ndërkombëtare e di, ashtu sikurse të gjithë ne e dimë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë e pastër dhe e drejtë.

    Asnjë tendencë për të njollosur udhëheqësit tanë, në asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund të ketë sukses.

    Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

    Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!