Sot vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, Emri Lladrovci, ka bërë të ditur se më nuk do të jetë anëtar e as votues i Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas këtij vendim të tij, ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Vëllau im, Emriu, ka qenë ushtar në Njësinë speciale të Brigadës 111 të UÇK-së – Adem Jashari. Ai iu bashkua zjarrit të luftës në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk u largua asnjëherë nga betejat, pavarësisht plagëve në kokë e në gjoks. Për më shumë, ka qenë dy herë asamblist në asamblenë komunale dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai gëzon të drejtën e patjetërsueshme për të pasur qëndrime personale politike, ndërsa unë mbetem shumë krenar me veprimtarin e tij kombëtare dhe politike”, shkroi Lladrovci në Facebook.
Vëllai i Ramiz Lladrovcit: Nga sot nuk do të jem anëtar e as votues i PDK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.