×
  • Lajme
  • Lajme

    Llapjanët po qëndrojnë brenda, qetësia mbretëroi gjithë ditën në qendër

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 18:55

    Me të konfirmuar rastet e para me koronavirus, u ndërmorën edhe masat që qytetarët të qëndrojnë sa më shumë brenda shtëpive dhe të mbyllen kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare.


    Kësisoj sot është dita e tretë që qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë më tepër të mbyllur, në mënyrë që të mbajnë sa më larg mundësinë e të infektuarit me COVID-19.

    Në një video të dërguar në Indeksonline shihet qartë se këtë masë po e respektojnë siç duhet edhe banorët e Podujevës.

    Në qendrën e qytetit thuajse nuk është parë askush gjatë ditës, përpos kur patën ndonjë punë tejet të rëndësishme për të kryer.

    Tashmë në vend janë pesë raste të konfirmuara me koronavirus, por që dyshohet se ky numër mund të rritet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!