Një femër 35 vjeçare nga Podujeva sot është shtypur nga vetura
Si pasojë e lëndimeve të marra ajo është dërguar në spital, shkruan Reporteri.net
Derisa me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor.
Ky incident ka ndodhur sot rreth orës 18:00 ka bërë të ditur për Reporterin zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot reth orës 18:00 në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor,” ka thënë Flora Ahmeti për Reporterin.