Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se sot  dhjetëra të rinj dhe të reja i janë bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij,  ky është një tregues i rritjes së vazhdueshme të subjektit dhe i besimit që qytetarët, veçanërisht të rinjtë, po i japin vizionit politik të kësaj partie.

“Lëvizja është e fuqishme vetëm me qytetarët! Sot, dhjetëra të rinj e të reja i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo është një tjetër dëshmi se vlerat tona po përqafohen gjithnjë e më shumë, tek secili që beson në të mirën e përbashkët”, ka shkruar Hyseni.

Reklamë

Ai ka shtuar se përfshirja e të rinjve sjell energji të re, ide të guximshme dhe besim të fortë në rrugën e Lëvizjes.

“Kjo është vula që tregon se jemi në rrugë të mbarë dhe se bashkë ia dalim para çdo sfide”, ka shkruar Hyseni.