Kryetari i Gjilanit dhe kandidat për një mandat tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Përlepnicë.
Hyseni ka thënë se Përlepnica sonte u rreshtua kah fitorja e madhe e 12 tetorit.
“Përlepnica sonte u rreshtua kah fitorja e madhe e 12 tetorit.
Në këtë tubim mbresëlënës na nderoi me prezencë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku bashkë me banorët e këtij fshati, e konfirmuam bashkërisht besimin dhe përkushtimin për të vazhduar zhvillimin e Gjilanit.
Entuziazmi, përkrahja dhe energjia që ndamë sonte janë garancia më e madhe se më 12 tetor, së bashku, do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët”, ka shkruar Hyseni.