Kandidati i LDK-së për Suharekën, Ardian Shala, ka zhvilluar takime me banorët e zonave Nishori, Kasterrci dhe Breshanci, duke biseduar për të ardhmen e përbashkët dhe nevojat e komunitetit.
Gjatë vizitës, Shala njoftoi se është gjetur burimi i ujit të pijshëm dhe shumë shpejt do të mbushen rezervuarët, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë për këtë zonë, e cila njihet për bukuritë e rralla natyrore dhe pasurinë arkeologjike. Ky rezultat u arrit falë bashkëpunimit me ekspertë dhe profesorë të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Shala diskutoi gjithashtu mbi zhvillimin ekonomik, mbështetjen e start-up-eve, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe fuqizimin e grave, duke i cilësuar këto si prioritet për një të ardhme më të mirë për komunitetin.