Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka pëlqyer një postim të kryetarit aktual të Prishtinës, i cili po garon për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të kryeqytetit.

Rama ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi nga një tubim që ka pasur me qytetarë në Matiçan. Për çudi në mesin e personave që kanë  pëlqyer këtë postim, është edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Rama në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor, kundërkandidat nga PDK do ta ketë Uran Ismailin.

Reklamë

Kujtojmë se LDK dhe PDK kishin bashkëqeverisur në Prishtinë, ndërsa vitin e kaluar ky bashkëpunim ishte prishur. Nga PDK kishin thënë se qeverisja e Përparim Ramës në komunë është duke dëmtuar popullin.

Atë kohë ishte edhe vetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha që shprehur  kritika në drejtim të Përparim Ramës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor. /Reporteri.net/

 

Reklamë