×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Deri në ora 11:00 më pak votues krahasuar me raundin e parë, KQZ-ja jep detaje

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 11:51

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 80 mijë 659 votues apo 6.13 për qind.

    Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se bazuar në informacionet nga komunat, procesi i votimit po zhvillohet normalisht.

    Ai tregoi se numrin e votuesve që kishin dalë në periudhën e njëjtë, në raundin e parë të votimeve. Kjo është një dalje pak më e ulët krahasuar me rundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor.

    “Nga të dhënat preliminare nga 95 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11 është 80 mijë 659 votues apo 6.13 për qind e votuesve. Deri në të njëjtën kohë në raundin e parë kishin votuar 7.58 për qind apo 99.765 votues”, ka thënë ai./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!