Zyrtari i LDK’së, që po garon për asamble në Prishtinë, Egzon Pacolli, ka mbledhur sot në një takim mobilizues mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka falenderuar secilin për kontributin.
“Sonte, me miq që më besojnë në këtë rrugëtim, u bashkuam në një takim mobilizues për zgjedhjet e 12 tetorit; Prishtina??. Një falënderim i madh për secilin që po kontribuon me vullnet e përkushtim!”, ka shkruar Pacolli.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Pacolli garon me numrin 14.