Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot do të mbajë tubimin hapës të fushatës së tij “Koha për Prishtinën”.

Ngjarja do të nisë nga ora 19:00 në Sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen qytetarë nga të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha përmes një video ju ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubim.

“Tung Prishtinë, besoj krejt e dini, sot jemi në ora 19:00 në sheshin ‘Skëndërbe’, për një kohë të re për Prishtinën, bashkë me Uran Ismailin. Ju mirëpresim”, ka thënë ajo.