Klan Kosova ka prezantuar Exit Poll-in për balotazhin e 9 nëntorit.

Sipas këtij Exit Poll-i në Pejë ka fituar kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri duke marrë mandatin e radhës.

Muhaxheri i LDK-së ka marrë 59.50%, kurse kundërkandidati i tij nga VV, Taulant Kelmendi ka marrë 40.50%, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Numri i qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote në këto zgjedhje lokale është 1 milion e 316 mijë e 672.