Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka dalë bashkë me kryetarin e partisë Lumir Abixhiku, dhe simpatizatë të këtij subjekti në sheshin e Prishtinës për të festuar fitoren në kryeqytet.
LDK-ja në shesh festoi me dy flamuj, flamurin Dardan dhe flamurin e UÇK-së.
Ndërsa Lumir Abdixhiku festoi me flamurin Dardan, ajo që u vërejt është se Përparim Rama, mbante në xhepin e tij flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në videon më poshtë të bërë nga Reporteri.net shihet flamuri i UÇK-së në xhepin e Ramës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi fitoi edhe një mandat në krye të kësaj komune, uroi të gjithë qytetarët e kryeqytetit për këtë fitore.
Rama tha se Prishtina sot zgjodhi zhvillimin, e jo bllokimin.
“Sot është fitore e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, sot është fitore e të gjithë Kosovës. Prishtina tregoi që do zhvillim, Prishtina tregoi që nuk do bllokim, pra shkojmë përpara drejt të djathtës së zhvillimit”, u shpreh Rama. /Reporteri.net/.