Vetëm tri ditë para balotazhit, dy kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje, do të përballen në një debat të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini.
Debati final mes kandidatëve për kryeqytetin do të moderohet nga Ermal Panduri.
Debatin mund ta ndiqni këtu:
Në raundin e parë Përparim Rama, i cili e drejton aktualisht Prishtinën mori 35 mijë e 595 vota apo 33.71 për qind kurse Hajrulla Çeku mori 35 mijë e 77 vota ose 33.21 për qind.
Vlen të theksohet se LDK doli e para edhe me numrin e asamblistëve në Kuvendin Komunal të kryeqytetit./Reporteri.net/