×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Gara për balotazhin, kaq qytetarë kanë votuar deri tani në Prishtinë

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 14:53

    Për balotazhin e zgjedhjeve lokale i cili po zhvillohet në 18 komuna të Kosovës, aktualisht sipas KQZ-së, në Prishtinë deri tani kanë votuar 39 mijë e 70 qytetarë, apo 17.57%.

    Kjo pjesëmarrje e qytetarëve është deri në ora 14:44.

    Numri i votuesve që kanë të drejtë vote është 222 mijë e 418 qytetarë.

    Nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!