×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Gruda, PDK: Kemi kërkuar që rasti në Mitrovicë të trajtohet nga Prokuroria Speciale

    Reporteri
    11 Nëntor 2025 | 21:59

    Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, ka deklaruar se kanë bërë kërkesë që rasti në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, të trajtohet nga Prokuroria Speciale.

    Ai tha se shpreson që Specialja ta marrë parasysh këtë kërkesë.

    “Ne sot kemi bërë kërkesë që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale për shkak të asaj që jo ky prokuror me ata, jo me ata…Ky procesi penal ka me nxjerrë dikënd fajtor. Deklarata e kompanisë duhet të vërtetohet”, ka deklaruar Gruda në T7.

    Gruda u shpreh i bindur se PZAP duhet të vendosë që Mitrovica të shkojë në rivotim.

    “Ne jemi të bindur se e kemi argumentuar mirë ankesën tonë dhe jemi të bindur që PZAP do të duhej të vendoste për rivotim në Mitrovicë”, deklaroi ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!