Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka reaguar pas raportimeve për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë, duke kërkuar që Prokuroria të veprojë menjëherë dhe me vendosmëri për ta zbardhur rastin.
Gruda tha se provat për manipulime janë të qarta dhe nuk mund të mohohen, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të mbetet pa u përballur me drejtësinë.
“Provat për parregullësi në procesin e votimit në Mitrovicë janë të pamohueshme. Tani është detyrë e prokurorisë ta zbardhë të vërtetën deri në fund, pa asnjë kompromis dhe pa asnjë mëshirë ndaj atyre që kanë cenuar vullnetin e qytetarëve. Askush nuk do të mund ta fshehë të vërtetën”, shkroi Gruda.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar mbrëmë se ka urdhëruar që përkohësisht te ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.
Siç njoftim Prokuroria kjo ka ardhë si pasojë e parregullsive të paraqitura nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime.