Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se në mandatin e parë të qeverisjes së Ruzhdi Shehut, Juniku ka përjetuar transformim të madh në infrastrukturë e zhvillmi ekonomik.
Ajo ka shkruar se punët e mira në Junik duhet të vazhdojnë edhe për një mandat.
“Prandaj, të dielën, Juniku vazhdon me Ruzhdi Shehun, kryetarin që punon pa ndalur për qytetin dhe qytetarët.
Juniku meriton zhvillim, jo stagnim!”, shkruan Bajrami ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Punët e mira të kryetarit Ruzhdi Shehu duhet të vazhdojnë!
Gjatë mandatit të kryetarit Ruzhdi Shehu, Juniku ka përjetuar përmirësime të mëdha në shërbime, infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik: shërbim 24/7 në QKMF, rruga Junik-Bjeshkë e asfaltuar, investime në kanalizim dhe kullat, fond për bursat e studentëve, mbështetje për bizneset e grave, çerdhe, parqe, shtigje për biçikleta dhe stacion autobusi, sigurim me kamera dhe ndriçim publik, përmirësim i arsimit dhe zhvillim turistik. Këto janë vetëm disa prej premtimeve që i ka realizuar dhe shumë projekte tjera do t’i implementojë gjatë katër viteve të ardhshme.
Prandaj, të dielën, Juniku vazhdon me Ruzhdi Shehun, kryetarin që punon pa ndalur për qytetin dhe qytetarët.
Juniku meriton zhvillim, jo stagnim!
Punë të mbarë, Kryetar!
#LDK113
#junikupertej
#RuzhdiShehu