Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në një debat televiziv ka folur për qeverisjen lokale në kryeqytet.

Ismaili ka thënë se pas zgjedhjeve të vitit 2021 i ka dhënë një shans kryetarit të tanishëm të Prishtinës, Përparim Rama, duke bërë koalicion, por se ka mbetur zhgënjyer.

“Zoti Vitia në atë kohë kur i humbi zgjedhjet, shkoi në ministri. Dhe në kuptimin të yllit të tij, sa i përket degës në Prishtinës përfundoi. Unë e kam ditur këtë punë. Dhe unë mbetesh i vetmi opozitar. Mirëpo në atë kohë unë kam dashtë me ia dhënë një shans edhe zotit Rama. Unë ia kam dhënë një shans, por jam i zhgënjyer si qytetar i Prishtinës me të. Si qytetar i Prishtinës unë jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Në tri vitet e fundit 45-6 për qind i ka shpenzimet e investimeve kapitali çfarë indikatori tjetër po lyp”, ka thënë Ismaili në Debat Plus.

Reklamë

Ismaili,  po ashtu ka thënë se është përgatitur për përballjen e fortë në garën për të parin e kryeqytetit.

“Unë jam përgatitur për përballjen e kryeqytetit dhe vijë si një kandidat që kam një ekip shumë të mirë dhe një listë jashtëzakonisht të mirë ku 70 përqind e tyre garojnë për herë të parë në Prishtinë dhe nuk garojnë për karrierë politike por për kryeqytetin e tyre”, u shpreh Ismaili.

Ai u shpreh se ka një ekip të mirë për këtë garë teksa shtoi se edhe vetë është i përgatitur për pozitën e kryetarit si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik.

“Unë e kam edhe shkollën e kryer për administrate publike e kam edhe aspektin teorik edhe praktik dhe garoj për një qytet që i kam bërë të gjitha në të. Jam i lidhur me qytetin dhe garoj për qytetin tim”, u shpreh Ismaili.

“Ne kemi një program të drejtuar kah zgjidhjet e qytetit dhe ka projekte të menjëhershme për zgjidhjen e problemeve të qytetit dhe qytetarëve. Natyrisht edhe unë si kandidat vijë me një përvojë që kam pasur në institucione publike kam udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë që është ministri komplekse dhe ka një gjysmë paanshmërie dhe ka qenë një punë që është bë në të mirë të qytetarëve ku ështe parë përmirësimi”, tha Ismaili.

Reklamë