Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.
Fletëvotimet e reja do të përdoren për dy procese zgjedhore: Zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave dhe Zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendeve Komunale.
Të drejtë vote për t’i zgjedhur kryetarët e 38 komunave do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues prej jashtë shtetit.
Votuesit jashtë shtetit do të mund të votojnë me postë prej 17 shtatorit.
Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra votimi me 2.625 vendvotime.
Zgjedhjet e rregullta lokale mbahen më 12 tetor. /Reporteri.net/.

