×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    KQZ paralajmëron pesë konferenca për zgjedhjet e nesërme

    Reporteri
    08 Nëntor 2025 | 14:50

    Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, më 9 nëntor 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka planifikuar mbajtjen e konferencave të rregullta dhe prezantimin e statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje.

    Në Ditën e Zgjedhjeve, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:

    08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit.

    11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor.

    15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

    19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve.

    Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të kandidatëve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!