Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga verifikimi i 96.19% të vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut. Diferenca mes kandidatëve është rreth 2 mijë vota.
Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 53.07% apo 16 mijë e 955 vota, shkruan Reporteri.net.
Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ndërkohë ka 46.93% apo 14 mijë e 992 vota.

Kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe katër vendvotime./Reporteri.net