×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 8:25

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.

    Ai tha se në balotazh janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.

    Në këto zgjedhje janë 507 qendra të votimit dhe të drejtë vote në këto komuna kanë 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë.

    Elezi i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!