Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në balotazhin e sotëm.
Sipas KQZ-së, në votime kanë marrë pjesë vetëm 31.84 për qind e qytetarëve.
Shprehur në numra në zgjedhje morën pjesë 419 mijë e 253 votues.

Pjesëmarrja me e lartë sipas KQZ ka qenë në Mamushë me 69.40 për qind. E pasuar nga Kllokoti me 54.22 për qind.
Në Prishtinë pjesëmarrja ishte 48.12 për qind.
