×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Kurti arrin në selinë e Vetëvendosjes, s’i komenton rezultatet e Exit Poll-eve

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 19:52

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka arritur në selinë e partisë së tij në Prishtinë pas mbylljes së vendvotimeve.

    Gazetarët i kanë kërkuar t’i komentojë rezultatet e Exit Poll-eve, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

    Exit Pollet e kanë paraqitur fitues kandidatin e LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama.

    Edhe votat e para të numëruara nga KQZ për Prishtinën, nga deri tani 59 kuti të numëruara nga 268, po prin kandidati i LDK-së, Përparim Rama me 51.13%, duke lënë pas kandidatin e VV-së, Hajrullah Çeku me 48.87%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!