Kandidati i LDK-së për Kryetar të Suharekës ka prezantuar planin për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “7 Marsi”. Sipas tij, shkolla do të jetë moderne dhe e ndërtuar me standarde bashkëkohore, duke ofruar kushte të përshtatshme për mësim, zhvillim dhe rritje të shëndetshme për fëmijët.

Përveç mësimit, shkolla do të ofrojë shujta të organizuara dhe aktivitete jashtëmësimore për të nxitur zhvillimin e plotë të fëmijëve, ndërsa thekson se fëmijët s’do të kenë nevojë më të bartin çanta të rënda, pasi planifikohet që librat dhe mjetet e punës të qëndrojnë në shkollë.

Projekti ai thotë se synon të krijojë një hapësirë ku fëmijët mund të mësojnë, të rriten dhe të arrijnë rezultate më të larta.

Reklamë

Postimi i plotë:

Objekt i ri për Shkollën “7 Marsi”

Në kuadër të planit për arsimin, kemi paraparë ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “7 Marsi”, një shkollë moderne, e ndërtuar me standarde bashkëkohore, që do t’u ofrojë fëmijëve tanë kushte të denja për mësim, zhvillim dhe rritje të shëndetshme.

Shkolla “7 Marsi” do të funksionojë me mësim tërditor, një model që u lehtëson barrën fëmijëve dhe u sjell qetësi prindërve.

Fëmijët nuk do të kenë më nevojë të bartin çanta të rënda, sepse librat dhe mjetet do të qëndrojnë në shkollë. Gjatë gjithë ditës ata do të jenë në një ambient të sigurt, të mbikëqyrur dhe edukativ.

Reklamë

Do të ofrohen edhe shujta të organizuara dhe aktivitete jashtëmësimore që ndihmojnë në zhvillimin e tyre të plotë. Me këtë projekt, po e ndërtojmë një hapësirë ku fëmijët tanë do të mësojnë, do të rriten dhe do të kenë më shumë rezultat.

Fëmijët tanë meritojnë më mirë.

LDK vepron! #ardianshala113 #ldk

Reklamë