Në Mitrovicë të Jugut është ndërprerë procesi i numërimit të votave.

Policia dhe Prokuroria tashmë ndodhen në Qendrën Komunale të Numërimit. Atje ndodhet edhe U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha.

Në QKN është parë edhe anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi.

Reklamë

Deri më tash, nga Policia, Prokuroria dhe KQZ nuk janë përgjigjur në interesimin e gazetës online Reporteri.net lidhur me rastin.