Kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb”, i cili u tërhoq nga gara dhe iu bashkua Listës Serbe, i ka marrë 105 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në këtë komunë.
Sipas rezultateve kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviq fiton këtë komunë me 90.03 për qind të votave ose 948 vota.
