Në 17 prej 18 komunave ku sot është mbajtur gara e balotazhit, tashmë ka përfunduar numërimi. Numërimi i votave të rregullta është kryer në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Rahovec, Obiliq, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Në 11 prej këtyre komunave, kryetarët aktualë e kanë fituar edhe nga një mandat, shkruan Reporteri.net.
Nga 100% e votave të numëruara, në Prishtinë prin Përparim Rama i LDK’së me 51.54%, teksa Hajrulla Çeku i VV’së është i dyti me 48.46%.
Edhe në Pejë, Kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri ka fituar me 61.15%. Kandidati i VV’së, Taulant Kelmendi ka marrë 38.85%.
Gjilani poashtu ia ka besuar edhe një mandat kryetarit aktual, Alban Hysenit, me 61.06%. Kundërkandidati i tij nga LDK, Arbër Ismajli ka marrë 38.04% të votave.
Në Gjakovë poashtu e ka fituar edhe një mandat kryetari aktual, Ardian Gjini i AAK’së, me 56.03%. Ardian Gola i VV’së ka marrë 43.97% të votave në këtë komunë.
Edhe në Prizren, Kryetari aktual Shaqir Totaj, ka fituar edhe një mandat me 53.86%, ndërsa Artan Abrashi i VV’së 46.14%.
Në Dragash, kryetari aktual Behxhet Xheladini e ka fituar edhe një mandat. Ai ka marrë 58.45% të votave, derisa kundërkandidati i tij nga PDK, Shaban Shabani ka marrë 41.55%.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ’së, në Kaçanik prin Sabedin Vishi i PDK’së me 51.86%. Jeton Raka i VV’së ndërkohë ka marrë 48.14%.
Në Klinë, kryetari aktual Zenun Elezaj prin bindshëm me 58.02%, teksa kundërkandidati i tij, Sokol Bashota nga PDK ka 41.98%.
Edhe në Rahovec, Kryetari aktual, Smajl Latifi, ka mandatin tjetër me 53.59%. Ali Dula ka marrë 46.41%.
Valon Prebreza i VV’së ka fituar bindshëm në Fushë Kosovë, sipas rezultateve të KQZ’së. Ai ka marrë 54.99% të votave. Besnik Osmani i LDK’së ka 45.01%.
Në Obiliq prin Halil Thaçi i VV’së me 51.09%. Kundërkanditati i tij nga LDK, Xhafer Gashi ka marrë 48.91%.
Pas këtij rezultati, Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti.
Në Suharekë, kryetari aktual Bali Muharremaj e ka fituar edhe një mandat.
Edhe në Viti, prin kryetari aktual Sokol Haliti me 50.60%. Arsim Ademi nga VV ka marrë 49.40%.
Ferit Idrizi i PDK’së e ka fituar edhe një mandat në krye të Vushtrrisë. Ai ka marrë 54.27%, ndërsa Sylejman Meholli renditet i dyti me 45.73%.
Një mandat tjetër e ka fituar edhe Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu nga LDK. Shehu ka marrë 55.92%, e Agron Kuçi nga AAK 44.08%.
Numërimi ka përfunduar edhe në Mamushë. Abdulhadi Krasniq ka marrë 53.58%, ndërsa Fikret Morina 46.42%.
Në Kllokot ka fituar Bozidar Dejanoviq me 90.03%./Reporteri.net/.