Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj e ka quajtur “koalicion të luftës” hibride marrëveshjen mes AAK-së dhe VV-së për t’u bërë bashkë në garën për balotazhin në Junik.

Gecaj ka përmendur se si të dielën, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur kreun e VV-së “produkt të luftës hibride”.

Ai ka thënë se marrëveshja e Junikut,  dhe siç ka paralajmëruar së shpejti edhe ajo e Pejës — tregojnë qartë se për AAK-në nuk është problem të bashkëpunojë me “produktet e luftës hibride të armiqve tanë.”

Reklamë

Postimi i plotë:

Koalicioni i LUFTËS HIBRIDE …
Çfarë po i mungon kësaj fotografie? Albini në të majtë, Ramushi në të djathtë — secili me nga një gaz lotsjellës në dorë dhe me grushtin komunist afër kokës. Një skenë që do ta simbolizonte më së miri “bashkimin e luftës hibride.”
Të dielën, Ramush Haradinaj e quajti Albin Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë.” Vetëm një ditë më pas, ashtu si gjatë Qeverisë Mustafa, u bashkuan sërish — për interesa të ngushta personale e grupore. Kjo është jo vetëm jologjike, por edhe hipokrizi e kulluar: si mund të quash dikë “produkt të armiqve” dhe në të njëjtën frymë të nënshkruash marrëveshje politike me të?
Kurti i kishte ofruar bashkëpunim në nivelin qendrorë vetëm LDK-së dhe NISMA-s. LDK-ja refuzoi — për arsye parimore dhe politike — sepse nuk bashkëpunon me ata që shpallen “tradhëtarë” nga vetë Ramushi. NISMA e provoi dhe doli e lagur nga përvoja. Por a do ta refuzonin PDK-ja apo AAK-ja një ofertë të tillë? Marrëveshja e Junikut — dhe duket se së shpejti edhe ajo e Pejës — tregojnë qartë se për AAK-në nuk është problem të bashkëpunojë me “produktet e luftës hibride të armiqve tanë.”
Por junikasit e dinë më mirë.
Ata kanë parime, kujtesë dhe dinjitet.
E dinë kush ka punuar për Junikun, e kush ka qenë aty në çdo fazë të zhvillimit të tij.
E dinë se kush e udhëheqë Junikun me interesin e pastër qytetar — dhe kush për interesa të importuara nga Deçani e selitë e “brigadave të kuqe.”
Në fletëvotim mund të ketë dy emra, por në të vërtetë është vetëm një që përfaqëson Junikun, dinjitetin dhe zhvillimin e tij: Ruzhdi Shehu.
Më 9 Nëntor:
VOTO Lidhja Demokratike e Kosovës 113
VOTO Ruzhdi Shehun për Kryetar të Junikut