Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në të gjithë Kosovën.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 13:00, kanë votuar 332,060 qytetarë nga 2,025,105 votues të regjistruar, që përbën 16,40% të pjesëmarrjes në nivel vendi.
Nga gjithsej 2,571 vendvotime, janë procesuar 94,17%.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze të raportuara deri në këtë orë. Pritet që pjesëmarrja të rritet ndjeshëm gjatë orëve të pasdites, kur tradicionalisht qytetarët dalin më shumë në qendrat e votimit.
KQZ do të publikojë përditësimin e radhës rreth orës 15:00./Reporteri.net/