×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / KQZ

    Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

    Reporteri
    22 Tetor 2025 | 11:23

    Në Prishtinë ka përfunduar numërimi i votave me kusht, nga shtatë vendvotimet.

    Sipas rezultateve të KQZ’së, Hajrulla Çeku i VV’së ka marrë 35.12% apo 72 vota.

    Pas tij renditen Përparim Rama i LDK’së me 33.17% apo 68 vota dhe Uran Ismaili i PDK’së me 27.32% apo 56 vota, shkruan Reporteri.net.

    Nga rezultatet e përmbledhura, Përparim Rama renditet i pari me 33.71 përqind.

    Hajrulla Çeku renditet i dyti me 33.22 përqind dhe Uran Ismaili i treti me 27.65.

    Çeku renditet i pari edhe në votat e diasporës.

    Ndryshe, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh më 9 nëntor./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!