×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / KQZ

    Përfundon rinumërimi në dy vendvotime në Mitrovicë, ky është rezultati

    Reporteri
    21 Tetor 2025 | 18:06

    Procesi i rinumërimit të votave në dy vendvotime në Mitrovicë të Jugut, ka përfunduar.

    Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Arian Tahiri i PDK’së renditet i pari me 49.51 përqind apo 355 vota, pasuar nga Faton Peci i VV’së me 45.75 përqind apo 328 vota, shkruan Reporteri.net.

    Gëzim Plakolli i LDK’së është i treti me 26 vota dhe Qazim Nimani i AAK’së i fundit me 8 vota.

    Nga rezultatet e përmbledhura, prin Faton Peci me 47.96 përqind pasuar nga Tahiri me 47.60 përqind.

    Peci dhe Tahiri do të përballen në balotazh me 9 nëntor./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!