Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se gjithë qeveria ka punuar kundër kryeqytetit.
Rama ka thënë se janë bllokuar projektet në sheshin Xhorxh Bush, rruga Agim Ramadani, Tregu e të tjera.
Ai tha se krejt qeveria ka punuar kundër Prishtinës.
“Ne jemi duke ndërtuar 10 shkolla, 3 i kemi kryer, 7 janë në ndërtim e sipër. Edhe çështja e Tregut, ne këtë e kemi filluar, edhe tash IKMM, na ka ndaluar edhe këtë. Unë kam treguar publikisht që jemi duke ndërtuar tregun për me pru e me vendos, sikurse që ka vepruar IKMM-ja në mënyrë joligjore për me ndal projektin e Xhorxh Bushit, të njëjtën e ka përdorur edhe për ndaljen e platformës së kryeqytetit, edhe të Agim Ramadanit, edhe për Treg, nuk kemi të bëjmë me mos-shtyrjen e proceseve përpara, por me bllokada politike. Tash po vazhdojmë offside. Edhe platformën jemi duke ndërtuar jashtë, do ta instalojmë. Dikush do të përgjigjet, të gjitha janë tendencioze. Kemi një qeveri të tërë që punon kundër kryeqytetit, e shiten patriot”, tha Rama.
Rama, ka thënë se ministri në detyrë Hajrulla Çeku, e di si janë bllokuar projektet në kryeqytet.
Rama ka thënë se pavarësisht kësaj, ata kanë gjetur alternativa.
“Hajrulla Çeku e di që e kanë blloku buxhetin, Kjo edhe shihet qartë që këto bllokada përkundër faktit që kemi gjetur alternativa sepse nuk jemi ndalur, kemi bërë konferencën për investitorë nga jashtë e nga brenda, që me bo unazën pa u var nga niveli qendror, por është absurd kur ti prej 206 milionëve të Kostos së unazës, 82.4 milionë i ke falas, me bo vet. Është absurd ajo që ka thënë z.Çeku. Ende e kemi mundësinë, Banka Evropiane i ka dërguar letër edhe kryeministrit në detyrë Kurtit, që me pyet pse nuk e shtyni këtë proces përpara, ka qenë investim 1 milionësh. 206 milionë, 82.4 janë falas, pyetja ka qenë pse nuk e shtyni përpara, e përgjigja e Hekuran Muratit ka qenë pse me i financu projektet elektorale të kryetarit Rama. Kjo është mendësia e mbrapsht e kësaj qeverie”, tha Rama në RTV Dukagjini.