Pak orë para hapjes së qendrave të votimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video me projektet e realizuara.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të japin mbështetje për Prishtinën që frymon.
“Për Prishtinën që frymon me ritmin e njerëzve.Që rritet me ide, jo me fjalë.
Që e do punën, të bukurën, bashkëpunimin. Për qytetin që na bashkon, jo që na ndan.
Për qytetin që rritet bashkë me njerëzit e vet”, ka shkruar Rama.
“Kjo është Prishtina jonë, e zemrës”, tha ai.