Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ashpër Hajrulla Çekut lidhur me projektin e Rrugës A.

Rama tha se e kanë bllokuar 1 vit e tash “ky zgërdhihet”.

“Zgërdhihesh se e keni blloku këtë projekt 1 vit e më shumë, e tash zgërdhihesh. Projekti që lidh Prishtinën e re me Kalabrinë, edhe si rezultat i bllokadës nuk ka përfundu, bllokada 1 vit ky zgërdhihet sot, e thotë projekt i vogël nuk shihet. A e di ku është Rruga A?”, tha Rama në T7.

Reklamë

Rama tha se kandidati i VV-së nuk e ka asnjë vizion.

“Aty ku kemi mujt i kemi grah punës, ti vet ministër çka ke mujt ke blloku. A je tu fol për vizion, trego qysh e bon, ti nuk je tu tregu vizion. A di çka është vizioni, ti po tregon problemet, po vizion spo tregon. Qysh ki me bo Hajro? Ku ki me investu, fol specifik, se këso fjalime të kota e demagogjike. Kallëzoj projektet, vizionin? Mos u mundo me iu hedh hi syve qytetarëve, tu u bo kishe je djal i mirë, tregoje vizionin. Cili është vizioni i juaj?”, tha Rama në debat.