Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ftuar të gjithë kandidatët në debat.
Madje, Rama e ka caktuar edhe datën. Ka thënë se më 6 tetor, do të ishte ideale.
“Absolutisht po, jam gati. Të gjithë së bashku, po e bëjmë, caktojmë këtu, po i sfidoj të gjithë. Patjetër që po. Me datën 6, i ftoj të gjithë kandidatët për kryetar të debatojmë”, tha Rama Klan Kosova.
Në këtë intervistë, Rama ka folur edhe për transporti urban është transformuar totalisht.
Ai ka theksuar se për herën e parë, me një biletë, qytetarët mund ta shfrytëzojnë transportin urban, por edhe linjat private.
“Tash ne kemi investuar, kemi transformuar sektorin publik e privat në transport urban. Kemi bërë ndërlidhshmëri të transportit urban me sektorin privat, u dasht me i ble dy bileta më herët. Një për transport urba, një për private 3A, 6 apo 7. Pra ka ble bileta për me shku prej një pike në tjetrën, transformimi i madh që ka ndodhur është që kemi unifikuar, për herë të parë kemi biletë tërëditore. Jemi në proces po them, se si rezultat i zgjidhjes së problemit në trafik, kemi intervenime të ndryshme, infrastrukturë, shkolla të reja. Trafik urban kemi biletën tërëditore, nga secili qytetar”, tha Rama.
Rama tregoi detaje edhe për projektin “Park & Ride”.
“Njerëzit me vetura kemi mundësu që nëse vinë nga jashtë, kemi tri pika që do t’i zgjerojmë edhe në tri pika të tjera, Park and Ride, transporti ndërlidhet me këto pika. Njëra në Kodër të Trimave, njëra te ETC-ja, tjetra te Prishtina Mall. Tash po punojmë edhe në pika të tjera, ku qytetarët nuk kanë nevojë me hi me makina”, tha ai.