×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    “Punë e dashni pa kushte për qytetin tonë”, Totaj reagon pasi e siguroi edhe një mandat në krye të Prizrenit

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 21:58

    Kryetari i Prizrenit, i cili sot sipas rezultateve preliminare të KQZ e siguroi edhe një mandat për të udhëhequr me këtë komunë, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.

    Totaj i cili triumfoi përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi duke iu drejtuar qytetarëve të Prizrenit tha “na priftë e mbara me punë e dashni pa kushte për qytetin tonë”

    “Faleminderit Prizren. Urime e na priftë e mbara me punë e dashni pa kushte për qytetin tonë ?❤️”, ka shkruar ai në Facebook.

    Sipas rezultateve të KQZ-së, Shaqir Totaj mori 53,86% ose 25 mijë e 326 vota, kurse Artan Barashi 46,14% ose 21 mijë e 699 vota./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!