Sot, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar se kush do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm.

Votimi në raundin e dytë  po mbahet 18 komuna të vendit, në të cilat s’u zgjodh kryetari me të parën. Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, ka njoftuar KQZ-ja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët, vëzhguesit dhe të tjerë për raportim të parregullsive dhe për të kërkuar informacione / udhëzime për procesin e votimit.

Reklamë

Qytetarët, vëzhguesit, subjektet politike, kandidatët dhe akterë të tjerë, mund të raportojnë parregullsitë në linjat telefonike të dhomës operative:

+383 38 200 23 544

+383 46 130 013

Linja telefonike për informimin e votuesve:

KQZ për ditën e zgjedhjeve ka siguruar linjën telefonike pa pagesë, e cila do të shërbejë për informimin e votuesve për qendrën e votimit ku janë caktuar, si dhe për kodin e vendvotimin, me qëllim të informimit sa më të saktë.

Reklamë

Numri i linjave për informimin e votuesve janë:

0800 55 555

+383 46 610 061