Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili mbrëmë fitoi edhe një mandat në krye të komunës, ka falenderuar mërgatën që e ka votuar.

Shehu ka thënë se dyert e Komunës së Junikut janë të hapura në çdo moment për ta, pa dallim të bindjeve politike.

“Ju jetoni fizikisht në mërgim, por zemrën dhe mendjën e keni në Junik. Prandaj me krenari ju them se Juniku do të bëhet më mirë se kurrë. Së bashku me ju, do të vazhdojmë transformimin e Junikut të filluar në mandatin e parë. Juniku mbetet i junikasve. Ju jam përgjithmonë mirënjohës të gjithë mërgimtarëve të Junikut për kontributin tuaj të vazhdueshëm”, ka shkruar Shehu.

Reklamë