Ruzhdi Shehu, kryetar i Komunës së Junikut, i cili synon një mandat tjetër, ka thënë se infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut.

Ai ka njoftuar për dy nga projektet infrastrukturore që ka përfunduar në mandatin e parë, që thotë se e kanë modernizuar këtë komunë.

“Në mandatin tonë të parë është ndërtuar rruga Gaxherr-Bajraktar dhe unza e brendshme në të cilën përfshihen disa rrugë të lagjeve Berisha, Qendër, Gacafer dhe Krasniq.  Infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut. Vazhdojmë+4”, ka shkruar Shehu.

Reklamë

“Puna jonë nuk ndalet me kaq. Juniku meriton hov të madh të zhvillimit, për çka ju siguroj se nuk do të ndalemi së punuari”, ka thënë Shehu.