Ruzhdi Shehu, kryetar i Komunës së Junikut, i cili synon një mandat tjetër, ka theksuar rëndësinë e investimeve në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve si themel për një të ardhme më të mirë për Junikun.
Shehu përmes një videoje ka treguar se gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar, ai ka ndërtuar çerdhen e parë ndonjëherë në komunë, duke ofruar për fëmijët një hapësirë të sigurt dhe me standarde të larta.
Po ashtu, Shehu ka thënë se është përfunduar ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Edmond Hoxha”, një investim që ka kapur mbi 1.5 milion euro.
“Objekti i ri është i pajisur me kabinete për IT, biologji dhe hapësira të tjera mbështetëse për nxënësit.”, tha ai.
Shehu ka theksuar se puna nuk do të ndalet me kaq dhe Juniku meriton zhvillim të madh.
“Puna jonë nuk ndalet me kaq. Juniku Meriton hov të madh të zhvillimit për çka siguroj se nuk do të ndalemi së punuari.”, tha Shehu.