×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Ruzhdi Shehu pas fitores: Në Junik komandanta janë vet junikasit

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 21:51

    Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka dalë me reagim pasi fitoi edhe një mandat në krye të kësaj komune.

    Ai ka ndarë një foto nga festa e LDK’së atje, teksa ka thënë se në Junik “komandanta janë vet junikasit”.

    ” Ju faleminderit nga zemra për besimin dhe përkahjen tuaj. Junikasit sot me vendosmëri e konfirmuan fisnikërinë dhe vlerat e larta njerëzore. Shpifjet, ofendimet dhe kërcënimet, Juniku sot i ka ndëshkuar me votë. Prandaj kjo fitore sot është kaq madhështore dhe historike, si asnjëherë më parë. Faleminderit Junikas. Faleminderit Mërgatë”, ka shkruar Shehu.

    Sipas rezultateve të KQZ’së, Shehu ka marrë  55.92% të votave. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!