Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili synon edhe një mandat tjetër për ta udhëhequr këtë komunë, sot ka mbajtur një tubim zgjedhor ku për ta përkrahur nga Prishtina kishte shkuar edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas tubimit, Shehu ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve dhe ka theksuar se do të punojë për transformimin e plotë të Junikut.

“Faleminderit të gjithë juve që sot keni qenë të pranishëm në tubimin e LDK për zgjedhjet lokale 2025. Përkrahja juaj kaq e madhe, për ne është forcë që të vazhdojmë më tutje, me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit pa dallim. Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transforimin e plotë të Junikut. Faleminderit qytetarëve në Junik. Faleminderit mërgatës së Junikut. Faleminderit të rinjëve, grave, kategorive të dalura nga lufta, dhe të gjithë junikasve për mbështetjen tuaj.”

Reklamë