Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon edhe për një mandat, ka thënë se premtimet që kanë bërë të tjerët tri mandate, ai i ka realizuar në vitin e parë të mandatit.

Shehu ka thënë se sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare funksionon 24/7 me staf profesional, duke përfshirë edhe rentgenin që thotë se s’ka ekzistuar fare në QKMF.

“QKMF në Junik sot funksionon 24/7 me staf profesional dhe pajisje profesionale duke përfshirë edhe rentgenin i cili nuk ka ekzistuar fare në QKMF.  Atë që të tjerët e premtuan 3 mandate, ne e realizuam në vitin e parë të mandatit tone”, ka thënë Shehu.

Reklamë