Kandidati për kryetar të Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ardian Shala, ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka folur për nevojën e për ta shpëtuar komunën nga ndikimi i oligarkëve.
“Suhareka duhet të shpëtohet nga oligarkët. Duhet të mbështesim demokracinë, barazinë, lirinë e mendimit dhe zhvillimin ekonomik,” ka deklaruar Shala.
Gjatë ditës, Shala ka vizituar edhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Sallauka, i cili ka nisur një iniciativë të lidhur me projektin e Shalës, “Bjeshka dhe Qyteti”.
Shala e ka përgëzuar Sallaukën dhe ka siguruar mbështetje për këtë ide që synon gjallërimin e zonës dhe zhvillimin ekonomik përmes turizmit.
Në orët e mbrëmjes, Shala ka takuar banorët e fshatrave Sallagrazhdë dhe Dubravë, ku ka diskutuar sfidat e përditshme të komunitetit.
“Zgjidhja profesionale që ofruam për këto sfida, përfshirë eliminimin e rrezikut nga zjarret, zgjidhjen e problemit të mungesës së ujit të pijshëm dhe përmirësimin e cilësisë së projekteve infrastrukturore, u prit me entuziazëm nga banorët. Folëm gjithashtu për përkushtimin tonë për të mbështetur start-up-et, veçanërisht të të rinjtë dhe gratë në zonat rurale, si pjesë e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Qeverisja jonë do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme dhe përgjegjësi reale,” ka thënë Shala pas takimit.